Rama “i fiksuar” me portalet edhe pse Venezia i rrëzoi projektligjin: Do ta kalojmë një orë e më parë, shpifja po bën kërdinë!

238
Sigal

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka hequr dorë për ligjin kundër mediave online që ai e quan anti-shpifje, madje ishte ndër gjërat e para që ai preku në sesionin e ri pas pushimeve. Rama është i vendosur për ta kaluar këtë ligj.

“Sa i përket ligjit që unë e quaj anti-shpifje duhet adresuar ligjërisht kur vjen puna puna tek mediat online. Fatmirësisht kemi nje raport ndihmues nga komisioni i Venecias dhe mbi ate raport duhet të punojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj këtu në parlament një orë e më parë ndërkohë sepse shpifja po bën kërdinë për ditë, për ditë dhe për natë për natë për natë”, tha Rama.