Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

12
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë votuar ditën e sotme në Shkollën “Ymer Lala” në Surrel.

Rama është paraqitur në qendrën e votimit i veshur me tuta sportive dhe me këmishë, e cila mbante një imazh të ngjyrosur me bojë të bardhë.

Kryeministri pasi ka bërë verifikimin e shenjave të gishtit dy hyrë, ka marrë fletën e votimit dhe ka pritur për disa minuta me radhë për të hyrë në dhomën e fshehtë të votimit.

“Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim cfarë do të thotë populli“, tha shkurt Rama.