Rama: Byroja e hetimit do ngrihet, PD grup pa bojë do rishpartalloheni në 2017

567
Debate në kuvend në lidhje me Byronë e hetimit.
Kryeministri Edi Rama deklaron se ngritja e Byrosë së hetimit është pjesë e projektit të PS, koalicionit por dhe qeverisë. Rama akuzoi PD-në se shpif dhe është parti pa të ardhme dhe do të rishpartallohet në 2017
“Kjo është një farsë e pashembullt në vazhdën e farsës së PD-së. Byroja është në programin e PS para se të fitonte zgjedhjet, por dhe në programin e qeverisë shqiptare. Jeni pa bojë nuk keni asnjë lloj boje në raport me të vërtetën. Ju ka rënë çdo cifël boje dhe nuk keni marrë asnjë masë për të ripërsëritur PD që u shpartallua dhe u rishpartallua në 2015. Po ju them se në 2017 do të shpartalloheni si nuk jeni shpartalluar më parë”
“Sa i takon betejës së policisë. Kam vetëm një lutje. Vazhdoni të bëni çdo ditë në fletë rrufe kundër policies. Është publiciteti që i bëni më mire. Jeni një grup pa asnjë vision program apo sens drejtimi dhe të ardhmes vetëm recitoni banaliteti që ju a vënë në gojë. Ju tregojnë përralla ata që i keni mbi krye. Citoni përrallat e tyre. Bryoja është pjesë e procesit që doni s’doni ju është përpara. Ju do vini ta voton refomën në drejtësi dhe do gëlltisni dhe do bëni sikur nuk keni nxjerrë ndonjëherë ato budallalliqe”
Ora 11:00 PD kërkon miratimin me procedurë të përshpejtuar të Byrosë së Hetimit
Siç paralajmëroi një ditë më parë, Partia Demokratike ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që Byroja e Hetimit të miratohet me procedurë të përshpejtuar nga Parlamenti. Kërkesa është ngritur nga kryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka.
“Pse trembet qeveria nga Byroja e Hetimit? Kush po e vonon Byronë. Pse nuk sillet në Parlament ligji për Byronë. Për Byronë ka konsensus dhe mbështetje nga ndërkombëtarët” mësohet të ketë thënë Paloka
Gjithashtu PD kërkon edhe shtyrjen e mandatit të serverit të tatimeve
Sigal