Rama bën takim njohjeje me gjithë zëvendësministrat

409
Sigal

 4 ditë pasi firmosi emërimin për 23 zëvendësministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka njohur dhe publikun me emërimet e reja përmes një fotoje në Facebook. Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë të së premtes firmosi 23 zëvendësministrat e rinj të qeverisë. Ndryshe nga ministrat, emrat e zëvendësministrave nuk kanë sjellë surpriza dhe befasi. Në sy ra numri i madh i grave. Rama dhe Meta kanë emëruar plot tetë zëvendësministre. Po ashtu, për herë të parë është emëruar një zëvendësministre në karrocë. Bardhylka Kospiri, gruaja që vazhdon të punojë dhe të sfidojë sëmundjen e saj, do të jetë zëvendësministre e Mirëqenies Sociale. Ndërkaq, surprizë mund të konsiderohet përjashtimi i aleatëve nga postet e dyta dhe të treta. Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Petro Koçi dhe Spartak Ngjela nuk figurojnë në listën e zëvendësministrave të emëruar në mbledhjen e fundit të qeverisë.