Rama bën kthesë, pagesa e qirave do të shtyhet dhe do të bëhet me këste

476
Sigal

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ka deklaruar se qiratë e muajit prill dhe maj, nuk do të anullohen, por do të shtyhen dhe qiramarrësit do të duhet t’i paguajnë në mënyrë proporcionale pas muajit maj.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj. Po kështu edhe qiramrrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, tha Rama.