Rama: Bashkimi me Kosovën nuk ka qenë asnjëherë qëllim për Shqipërinë

467
Sigal

Kryeministri
Edi Rama deklaroi se bashkimi me Kosovën nuk ka qenë asnjëherë qëllim për
Shqipërinë. Në një intervistë për “Al Jazeera”, Rama theksoi se “‘Shqipëria e
Madhe’, ‘Serbia e Madhe’, apo çfarëdo qoftë tjetër ‘e Madhe’ është ajo që e
shkuara na ka lënë”.

Ndër të
tjera, kryeministri Rama tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është
e rëndësishme për të gjithë.

“Është
shumë e rëndësishme për njerëzit, për shqiptarët dhe serbët, si dhe për
shqiptarët e Kosovës.”- theksoi shefi i qeverisë shqiptare.