Rama-Bashës: Mos imito atë të foltores, je një burrë në pikë të hallit

149
Sigal

Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas përplasjes verbale që ky i fundit pati në Kuvend me deputetin socialist Eduard Shalsi.

“Ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe privatisht, mos imito atë të foltores se origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si ai i foltores aq më shumë dukesh si personazh i qajtores dhe një burrë që vë kunjën me fjalë të cilat si prind padiskutim u thua përditë fëmijëve që s’përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjera dhe kush e di se sa të tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit. Hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot”, tha Rama.