BE kundër ‘Ballkanit të Hapur”, Vuçiç: Mbildhemi në shtator

171
Sigal

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka thënë në një intervistë mediatike se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave të BE. Por kur ka folur për iniciativën e ‘Ballkanit të Hapur’ ajo është shprehur se kjo është një nismë jashtë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Santos shprehet se “vazhdoj të besoj se rruga më e mirë për Ballkanin është përmes partnerëve europianë dhe procesit të anëtarësimit”. Por ndërsa Santos shprehej se ky projekt nuk është proces për anëtarësim, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se ka biseduar me Edi Ramën. Edhe këtë herë, si zakonisht, bisedat e Ramës bëhen publike nga të tjerët, e jo nga ai vetë. Vuçiç shkruan në Instagram se ka biseduar me Ramën për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe se në shtator do të mblidhen në Beograd, për një panair vere dhe kulinarie të rajonit.‘Sot përmes rrugës videolink kam biseduar me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçeski ramë dakord që në shtator të organizojmë në Beograd në kuadrin e ‘Open Balkan’ panairin e verës, turizmit dhe specialitetet kulinaristike të rajonit’, -shkruan Aleksandër Vuçiç.