Edhe gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka vijuar telefonatat me qytetarët, ku dëgjon problemet e tyre.
Sot ishte radha e Adritatikut për t’u telefonuar nga Rama, por problemi i tij nuk u zgjidh.
Ai kishte bërë një ankesë tek Shqipëriaqëduam.al dhe kërkonte që të sillte vajzën se i kishte mbetur në Turqi, dhe pas mbylljes së kufijëve i ishte djegur dhe bileta, por Rama tha se për këtë problem nuk e ndihmonte dot.
Rama: Adriatik!
Adratiku: Si je?
Rama: Unë shif e shkruj. Ke lënë një shënim aty?
Adriatiku: Kam vajzën në shkollë në Turqi. Ne ia premë biletën por sot u anuluan fluturimet. A je në djeni për këtë problem? Si t’i sjellim këto fëmijë?
Rama: Kjo është luftë, kufijtë janë mbyllur. Më vjen shumë keq që nuk të ndihmojmë dot për këtë. Të fala vajzës, ishalla e kalojmë bashkë sa më shpejt.