Qeveria porosit 48 milionë lekë banderola, kapele e bluza me logo” Këshillimi Kombëtar” para zgjedhjeve të 6 marsit

224
Sigal

Me shpenzimet e farsës “Këshillimi Kombëtar” me 12 pyetje drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama, po tregon se çdo qindarkë nga taksat publike, ai e harxhon për fasadë, shoë dhe propogandë të imazhit e pushtetit personal. Kur e nisi këtë lëvizje demagogjike me asnjë pyetje për hallet e popullit, Rama tha se do shpërndaheshin vetëm formularët në çdo shtëpi, mirëpo dokumenti që po publikojmë, tregon se me “Këshillimin Kombëtar” do bëjë edhe fushatë elektorale. Më 1 shkurt 2022, Kryeministria dhe “Agjencia për Dialog e Bashkëqeverisje”, që është strukturë në vartësi të Ramës, kanë shpallur procedurën për prodhim materialesh promocionale, në mbështetje të propogandës për “Këshillimin Kombëtar”. Sipas objektit të tenderit në vlerë 48 milionë lekë, do prodhohen 122 copë stenda vetëqëndruese me përmasa 1.9 m x 1.9 m, të veshura me forex e dekor në të dy anët; si dhe 122 postera me adeziv magnetik në përmasa 2 m x 2m dhe 4 m x 4m, që ngjiten e hiqen nëpër çadra. Do prodhohen 600 “Polo T-shirt” të cilësisë së lartë, të printuar me 4 ngjyra në 5 pozicione të ndryshme, stampuar me logo “Këshillimi Kombëtar” e përmasa ‘s’, ‘m’, ‘l’ e ‘xl’ për meshkuj dhe femra, si dhe 600 kapele me këtë logo në të anët. Po kështu, do prodhohen 6000 copë fletushka në format “A5” ku do jenë 12 pyetje që ka drejtuar kryeministri, dhe 6000 fletushka po në format “A5” me informacion e udhëzime të Ramës për “Këshillimin Kombëtar”. Tenderi do bëhet më 14 shkurt, ndërsa materialet do jenë më 28 shkurt, gjë që zbulon synimin e Edi Ramës, për ta bërë “Këshillimin kombëtar”, pjesë të  fushatës elektorale për 6 bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë e Rrogozhinë. Mund të thuhet, se nuk ka asnjë lidhje me propagandë elektrale, por fakti që prodhon dhe banderoale, postera, fletushka, bluza dhe kapele me logon “Këshillimi Kombëtar”, është shenjë se Rama, do t’i përdor nëpër takime para 6 marsit.Kujtojmë, se dy javë më parë, Rama akordoi 250 milionë lekë nga buxheti rezervë i shtetit, për propagandën e farsës me 12 pyetje drejtuar shqiptarëve; 150 milionë nga të cilat vetëm për reklamim e agjitacion në mediat që do vendos babloku.