Pas shëndetësisë, bregdetit për resorte, reparteve ushtarake, rrugëve, zonave të mbrojtura natyrore, mbetjeve, porteve detare, aeroporteve, lumenjve për HEC-e, ngjyrosjes së karburanteve etj etj., është vendosur të japë me koncesion dhe luftën kundër korrupsionit.
Më 25 maj 2024, me Vendim Nr. 327 të qeverisë, kryeministri Edi Rama autorizoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë Anti-korrupsion, të negocionin me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulencë ndaj qeverisë, lidhur me luftën kundër korrupsionit.
U tha, se kjo firmë gjermane e regjistruar në Boston- SHBA me pronar e drejtor gjermanin Christoph Schëeizer, pasi të zbulojë shkaqet dhe qendrat e korrupsionit në Shqipëri, do hartojë platformën për ta luftuar me këto tre shërbime teorike:
- Identifikimin e mekanizmave të korrupsionit, me bazë rishikimin e strukturës ministrore.
- Rekomandime për parandalimin e korrupsionit, me një model të ri llogari- dhënës të zyrtarëve.
- Analizë për përdorimin e nteligjencës artificiale në tenderë e shërbime publike.
Nisur prej kohës 5-vjeçare me afat përsëritje 10 vite të konsulencës, kjo është një PPP tjetër klienteliste, që ka sajuar Babloku pa ankand, duke caktuar paraprakisht kompaninë “Boston Consulting Group”, gjoja për të ndihmuar qeverinë në lufën kundër korrupsionit që bën Babloku me vartësit.
‘Avullohen miliona kur me një PPP absurde në luftën kundër korrupsionit, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsion në Kryeministri; Ministri Anti-korrupsioni; Drejtori të Parandalim-Pastrimit të Parave; Taskë-Forcë Anti-Korrupsion; Anti-krim Financiar; dhe Drejtori Auditi në 578 institucione, që kanë detyrë zbulimin dhe kallëzimin e korrupsionit në SPAK.

Zbatimi financiar i kësaj PPP-je, ka nisur në datën 2 tetor 2024, me Vendimin Nr. 615 të qeverisë që ka hyrë në fuqi brenda asaj date; me të cilin urdhërohet Ministria e Financave, t’i shtojë Ministrisë së Drejtësisë, 360 milionë në buxhetin e vitit 2024.
Nga ky fond shtesë, që quhet kësti i parë i fazës së parë të konsulencës anti-korrupsion për vitin 2024, vlera 300 milionë lekë do t’i paguhet menjëherë kompanisë “Boston Consulting Group”, për konsulencën e nxitjes dhe mekanizmave për të luftuar korrupsionin.
Ndërsa 60 milionë lekë, do jenë pagesë e këstit të parë te kompania angleze “G37 Chambers”, si pjesë e tarifës për konsulencën që do t’i jepet Ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër krimit.
Skandal është fakti, që pagesa 60 milionë lekë dhënë firmës angleze “G37 Chambers” e në total vlera 1.3 milionë Euro për 3 vite në vazhdim, nuk ka qenë në vendimin e qeverisë të datës 25 maj 2024, por është shtuar në vendimin e datës 2 tetor 2024.
Pra, Babloku u dhuron miqve të tij, miliona Euro me shërbime fiktive për këshilla anti-korrupsion e anti-krim, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsioni, Ministri Anti-korrupsioni, Drejtori Parandalim-Pastrimi të Parave, Taskë-Forcë Anti-Korrupsion, Polici, Anti-krim Financiar, Komision Hetimi të Tenderëve, auditues e koordinatorë anti-korrupsion në institucione./Pamfleti