Qeveria bllokon rezolutën e SPAK, për t’i kërkuar Emirateve ekstradimin e kriminelëve “VIP”

127
Sigal

Qeveria ka shtrirë tentakulat e drejtësisë ‘alla shqiptare’ edhe jashtë vendit. Pasi me bllokimin e rezolutës për t’i kërkuar Emirateve ekstradimin e kriminelëve “VIP”,  i ka hapur  rrugë bosave shqiptarë të pasuruar nga tenderat dhe koncesionet në Shqipëri, të vijojnë pastrimin e parave dhe jetën e qetë në strehat si Dubai. Kush janë ata që “fshihen” në suitat luksoze të arabëve?

Dubai ‘parajsa’ e kriminelëve dhe bosave shqiptarë. Kush janë ata që “fshihen” në suitat luksoze të arabëve?

 Qeveria ka shtrirë tentakulat e drejtësisë ‘alla shqiptare’ edhe jashtë vendit. Pasi me bllokimin e rezolutës për t’i kërkuar Emirateve ekstradimin e kriminelëve “VIP”, bosave shqiptarë të pasuruar nga tenderat dhe koncesionet në Shqipëri, të vijojnë pastrimin e parave dhe jetën e qetë në strehat si Dubai. Kush janë ata që “fshihen” në suitat luksoze të arabëve?

Burime pranë qeverisë, kanë bërë me dije një skandal tjetër të strukturave të larta të qeverisë shqiptare në raport me SPAK, që përveçse cënon rëndë bashkëpunimin në goditjen e krimit, favorizon lirinë e plotë të personave të arratisur e në kërkim,- raporton pamfleti. SPAK i ka paraqitur Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Drejtësisë, një projekt-rezolutë për t‘ia dërguar Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për arrestimin dhe ekstradimin e vrasësve, trafikantëve, kontrabandistëve e zyrtarëve të shpallur në kërkim, të cilët janë fshehur atje. Sipas të dhënave që kanë mbledhur agjentët e SHISH, Interpol, FAST e Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton se këta persona në “Arrest me burg” ndodhen në Dubai, Abu Dhabi, Ajman, Fujairah, Ras al-Khaimah e Sharjah, ku bëjnë biznes dhe jetojnë me milionat e krimeve.

SPAK kërkon që rezoluta t’i drejtohet Presidentit Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Këshillit Suprem Federal, që është organi më i lartë legjislativ e ekzekutiv në atë vend, i njëjtë si parlamenti dhe qeveria në Shqipëri.

Por është refuzuar  firmosja e projekt-kërkesës së  SPAK, për t’i kërkuar Federatës së Emirateve, arrestimin dhe lejen për ekstradimin e personave në kërkim, duke nxjerr si motiv, faktin se Shqipëria dhe Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Por pikërisht, ngaqë mungon marrëveshja e ekstradimit, SPAK po i kërkon Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Drejtësisë, që presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Këshilli Suprem Federal i Emirateve të Bashkuara Arabe, të krijojnë një “rrugë ligjore” për arrestimin dhe ekstradimin e personave në kërkim që fshihen atje, shoqëruar me listën emërore. Mes 178 personave të arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe, 42 janë me dosje të rënda penale në masë “Arrest me burg” e të kërkuar “VIP”, si  Florjan Çapja i Elbasanit, Trifon Murataj i “Bana King”, Amant Josifi i Call-Center etj., etj.

Madje Amant Josifi, prej 1 muaji është futur në “rreth” nga agjentët spanjollë, që e kanë shpallur në kërkim bashkë me Policinë shqiptare e SPAK-un, por Ministria e Brendshme nuk dërgon agjentët e “FAST”, për të asistuar në procedurat arrestimit, ngaqë Amant Josifi është ortak i Olsi Ramës në Call-Center. Para 3 muajsh në parlament, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se Shteti i Emirateve i arreston e liron kriminelët shqiptarë në kërkim, po nuk pranon t’i ekstradojnë, paçka se i janë dërguar shumë kërkesa, të shoqëruara me dosjet e tyre. Ndërsa ministri Bledar Çuçi, deklaroi se kriminelët kanë gjetur parajsën në Dubai ku janë të paprekshëm, sepse Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk pranon të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me Shtetin Shqiptar, për arrestimin dhe ekstradimin  e tyre.Mirëpo refuzimi i projekt-rezolutës që ka paraqitur SPAK, për t’i kërkuar Presidentit e Këshillit Suprem Federal Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin personave në kërkim, tregon se nuk po e pengon Shteti i Emirateve, por pushteti i Edi Ramës.Arsyeja e refuzimit të planit që ka paraqitur SPAK për ekstradimet, është e kuptueshme: 42 vrasës, trafikantë e kontrabandistë të arratisur në Dubai dhe zonat e tjerë të Emirateve Arabe, janë të lidhur familjarisht e në interesa me Rilindjes e disa biznesmenë e trafikanë, klientë të qeverisë.Pamfleti