Qëndrimi i Gjermanisë për integrimin, Petrit Vasili: Për faj të Ramës nuk do të hapen negociatat

259
Sigal

Drejtoresha e Ballkanit Perëndimor ne Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanisë, Susane Shutz, ka deklaruar sot se negociatat me Shqipërinë nuk do të hapen pa u plotësuar kushtet. Deklarata e diplomates gjermane konfirmon edhe njëherë qëndrimin e BE lidhur me reformat e munguara nga qeveria “Rama”.

Duke komentuar qëndrimin e Gjermanisë, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se bllokimi i integrimit në BE vjen si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës. “Këto janë pasojat e qeverisjes së Edi Ramës. Plot dy vjet më pare ishte po Edi Rama që dekoronte ambasadoret dhe gënjente dynjanë për hapjen imagjinare te negociatave. Sot e kësaj dite, për shkak të Edi Ramës integrimi i Shqipërisë ndodhet ne momentin me te keq te tij”,- shprehet Vasili në Facebook.

Ai ka publikuar dhe videon e Edi Ramës dy vite më parë, kur dekoronte ambasadorët për hapjen e negociatave me BE.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Gjermania konfirmon, Maqedonia hap Negociatat, Shqipëria jo!

Susane Shutz, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor ne Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri konfirmon se: Maqedonisë i hapen Negociatat ndërsa Shqipërisë jo.

Ja çfarë thotë zj.Shutz; “Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz

Këto janë pasojat e qeverisjes së Edi Ramës. Plot dy vjet më pare ishte po Edi Rama që dekoronte ambasadoret dhe gënjente dynjanë për hapjen imagjinare te negociatave. Sot e kësaj dite, për shkak të Edi Ramës integrimi i Shqipërisë ndodhet ne momentin me te keq te tij.

Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si gënjente Rama pa u skuqur fare”.