FOTO/ Truproja personal i kreut të Kuvendit filmohet duke qëlluar me armë ndaj protestuesve

345
Sigal

I fiksuar nga aparatet fotografikë, badigardi personal i kreut të Parlamentit të Libanit, Nabih Berry është kapur teksa qëllon me plumba të vërtetë ndaj protestuesve në Beirut.

Fotot janë shpërndarë sot fillimisht në Liban për të gjetur hapësirë në të gjitha mediat botërore duke pasqyruar seriozitetin e situatës në Liban pas shpërthimit që la të paktën 200 të vdekur javën e shkuar.

Qytetarët gjetën qeverinë përgjegjëse për këtë shpërthim duke dalë masivisht në sheshe për të kërkuar largimin e saj, ndërsa përgjigja nga autoritetet ishte e ashpër duke degjeneruar si në rastin konkret edhe me përdorimin e armëve.

Nga protesta e së shtunës në Liban mbetën të plagosur rreth 100 persona, ndërsa u vra një polic.

Kreu i Parlamentit të Libanit mbështetet nga popullsia shiite në Liban dhe përfaqëson Hesbullahun në organet e pushtetit të vendit.