Aksident në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

294
Sigal

Aksident me pasojë vdekjen e nje 70-vjeçari ka ndodhur në qarkun e Dibrës, më saktësisht në aksin Klos-Burrel.

I moshuari u transportua me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Viktima është identifikuar si Bajram Muça, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë kalimtar në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.