Qëndrimet e Shqipërisë karshi Kosovës, Meta: Rama ka bërë dhe vijon të bëj shërbime anti-Kosovë

19
Sigal

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kur flet për qëndrimet e Qeverisë së Shqipërisë karshi Qeverisë së Kosovës, thotë se Edi Rama ka bёrё dhe bёnё shёrbime tё vazhdueshme anti-Kosovё.

“E kemi shumё tё qartё se zoti Rama ёshtё njё nga iniciatorёt kryesor edhe pse inferior pasi superior ka qenё gjithmonё Vuqiҫi i atij procesi qё ndёrroi tri emra nga ‘Mini-shengen’ deri te ‘Ballkani i hapur’ njё process i cili ishte si kundёrvёnie ndaj procesit tё Berlinit dhe process i cili synonte tё asgjёsonte praktikisht Kosovёn. Mos tё harrojmё qё ai (Rama) ishte edhe nxitёs i ҫёshtjes sё ndryshimi tё kufijve me idenё gjoja do arrihej njё zgjidhje e madhe duke e hapur kёshtu ‘Kutinё e Pandorёs’ e cila i shёrbente jo vetёm synimeve tё Serbisё po sidomos tё Rusisё nё njё moment kritik jo vetёm pёr ballkanin po pёr kontinentin. Po kёshtu ёshtё ai qё e hodhi nё gjyq si kryeministёr i Shqipёrisё, Kryeministin e Kosovёs, Ramush Haradinaj”, thotë Meta në një intervistë për Radio Dukagjini.