Prof. Artan Fuga: Sistem Zgjedhor që na pështyn në surrat

430
Sigal

Akademik Artan Fuga

Qytetarit nuk i mjafton të dijë, kush fiton zgjedhjet, por a fiton demokracia. Zgjedhje të mira me modelin e sotëm ku deputetët i emëron kryetari i partisë dhe elektorati nuk i voton dot dhe nuk di kush e merr votën e tij, nuk mund të ketë.

Zgjedhje të mira me deputetë ushtarë, qesharakë, kope, as na duhen fare ne qytetarëve.

Ky është uzurpim i demokracisë, është shoqëria piramidale që e pështyn çdo ditë në surrat qytetarin.

Me këtë sistem që është so,t unë ditën e zgjedhjeve nuk kaloj fare nga rruga që çon te qendra e votimit.

Më mirë shkoj për gjah derrash!

Opozita, meqë paska fituar të drejtën e vetos në këshillin politik, e paska në dorë të imponohet që më në fund t’i jepet fund kësaj demokracie surrogate.

Përndryshe, kundër bindjes sime sot, do të kenë të drejtë ata që thonë gjithandej, siç thonë 90 për qind e shqiptarëve, se të gjithë janë njësoj, të gjithë hanë në një çanak, të gjithë një feçkë kemi.