“Punëtorët e fabrikës së çimentos në Krujë në karantinë”, Alibeaj: Shembull që ulëret. Të mbyllen fabrikat, fasoneritë dhe call center

385
Sigal

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj bën të ditur se sot janë karantinizuar punëtorët e një fabrike çimentoje në Krujë.

Alibeaj thekson se, ky është një shembull që ulëret dhe se qeveria duhet të mbyllë fabrika, fasoneri e call center, pasi janë burime të mundshme infeksioni për Covid-19.

Postimi i plotë:

Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitivë. Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre.

Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë!