Koronavirusi alarmant/ Trenat e shpejtësisë së lartë në Francë shndërrohen në ambulancë

368
Sigal

Franca po transferon pacientët e infektuar me koronavirus me tren me shpejtësi të lartë me dhomë urgjence të lëvizshme.
Rreth 20 pacientë u transportuan nga rajoni lindor i Francës, i gjendur në vështirësi, ku spitalet aty po veprojnë me kapacitete të mbingarkuara, në Luginën perëndimore Loire, ku spitalet kanë ende shumë shtretër të lirë.
Një ekip special prej 50 mjekësh në Francë solli 20 pacientë të prekur nga koronavirusi në spitalet në Nantes, brenda një periudhe të shkurtër prej 6 orësh, me TGV që lëvizte nga stacioni në Strasburg.

Si po bëhet tranferimi i pacientëve
Nga katër pacientë u morën në secilin vagon duke u mbushur gjithsej pesë vagonë, pjesët e sipërme u përdorën për qarkullimin e materialeve dhe infermierëve. Secili përfshin një ekip mjekësor të përbërë nga një anestezist, praktikant stazhier, infermier anestezist, dhe tre infermierë.
Profesori Alain Mercat, drejtues i njësisë së kujdesit intensiv në spitalin Angers, tha: “Pacientët e përzgjedhur nuk janë në gjendje kritike. Këta janë njerëz që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportimit. Ndihmohen për frymëmarrje. Ata mbahen të ajrosur duke përdorur pajisje të vogla me performanë të lartë. Ishte momenti më i rrezikshëm. Gjatë ndalesës së parë në Angers, 10 pacientë zbriten. Gjashtë prej tyre u transportuan në Spitalin Universitar Angers me ambulancë, dhe katër në Le Mans. Gjashtë pacientë zbritën në terminalin në Nantes.
Shefi i Ambulancës, 49-vjeçar François Templier do të ketë shumë koordinime para operacionit të njoftuar. Këto janë transferime komplekse. “Prandaj, duhej të krijohej një mjedis i madh sigurie.
Pasi të futen në ambulancë, pacientët i kalojnë në dhomën e tyre të dytë ku do t’u bëhet sa më shpejt kontrolli i parë për shëndetin. Më vonë do t’i thërrasim familjet e tyre për t’u dhënë moral.”