Puçi i presidencës me llumin e të përndjekurve

381
Ilir Vata
Dita e djeshme e ka parë Nishanin në 25 vjetorin e Shoqatës së të Përndjekurve Politik, por zgjodhi që ta festojë me Sekretarin e Rinisë së Partisë së Punës, duke nderuar një nga themeluesit dhe kryetarin e parë të shoqatës O.K. Një zgjedhje e Presidentit Nishani sipas përshtatjes së tij në këtë aktivitet, por në të vërtetë pas largimit të Kazazit, Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë është drejtuar nga K. K. dhe që atëherë kjo shoqatë vazhdon të drejtohet nga ai. Çuditërisht ndër vite janë krijuar edhe disa shoqata të tjera, si ajo e të Burgosurve Politikë, drejtuar nga T. K, Shoqata e Kulakëve, Shoqata e të Përndjekurve Demokratë, Shoqata Mbarë Kombëtare për Integrim, drejtuar nga A.A, që së fundmi është bërë një fraksion i ri me një shoqatë e dalë së fundmi, (muaj më parë) që mjerisht e drejton një spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Çizmja” dhe njëherazi Sekretari i Rinisë i PPSH-së (madje dhe listat e anëtarëve të paraqitur në gjykatë janë po ata të L.K). Në këtë ditë Presidenti Nishani zgjodhi të vij, pikërisht te shoqata që i ngjanë atij nga origjina e tij prej një të privilegjuari nga regjimi komunist, njeriu që iu përgjigj me indiferencë kërkesës së të përndjekurve për heqjen e dekoratës dhe titullin hero kombëtarë i diktatorit Hoxha, por ajo që stonoi ishte thirrja për drejtësinë që bëhet nga podi i të përndjekurve politik dhe përgjimet e institucioneve, kur dihet se SHISH është në dorë të Nishanit dhe partisë së dytë të tij. 

Mbetjet e diktaturës
Në të vërtetë në atë takim ishin mbetjet e diktaturës që klithin në emër të të përndjekurve politikë, përfitues ordinerë të të mirave të përndjekurve politikë këto 25 vite, njerëz që kanë vjedhur e të vërtetuar nga KLSH, shitës të bursave të të përndjekurve politikë, përfitues të pamerituar të bursave, shtëpive e pronave shpërndarë për të përndjekurit dhe mbi këtë llum, Nishani bënë moral. Në këtë takim ishte “sekreti” i Nishanit që bënë dekorime në grup të pamerituar, njeriu që i josh njerëz si të përndjekur dhe Nishani i emëron gjyqtarë dhe prokurorë, pikërisht Sekretari i Rinisë, poezisti injorant i diktaturës që kërkon të përfitojë nga sakrifica e O.K, qëndresa e A.A, vuajtja e K.K., martirizimi i M.V nga martirizimi i Sami Dangëllia, martirizimi i klerikëve dhe i vetë At Zef Pëllumbit dhe çdo vlerë e të përndjekurve politikë. Pak ditë më parë Presidenti Nishani u bëri thirrje gjyqtarëve për ruajtjen e rendit kushtetues, pas protestës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për një vendim të padrejtë të gjykatës administrative, madje në konflik interesi pasi kërkuesi dhe gjyqtari ishin njerëz të gjeni në një çështje të përfolur si ajo e kullave te diga e Liqenit. Sot Nishani foli për përgjimet, por podi që zgjodhi sot ishte jo i tij, por i L.K. që zgjodhi ta nderojnë spiunët vetëm për të përfituar edhe nga varri i Kazazit, madje tentuan të bëjnë politikë të djathtë kur ende presidenti nuk ka deklaruar nëse është apo jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, kur nuk ka bërë transparencë me të dekoruarit e tij dhe madje ai ka dekoruar edhe persekutor dhe mëkatarë të diktaturës. Skenari i Nishanit ngjanë si një puç shteti sesa një përpjekje e një presidenti për të nderuar të përndjekurit dhe në teatrin e sotëm, mblodhi ca mbetje të diktaturës për të bërë homazh ndaj të përndjekurve, një fatkeqësi, injorancë, dyfytyrësi e paprecedent, nihilizëm dhe njëherazi arrogancë institucionale. Ai që dje persekutoj, thuri vargje dhe lavde për diktaturën, na shitet i përndjekur dhe madje na qanë dhe hallet duke bërë strofkullën e sigurimit, podin e presidentit të Republikës.
Sigal