Publikohet një tjetër skandal me të dhënat e shqiptarëve! ‘Trondit’ Ylli Manjani, tregon kush fshihet pas: Është e njëjta dorë!

Avokati Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të listës së prillit 2021 të rrogave të shqiptarëve. “Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët.  Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar”, shprehet Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit:

Aaaaa, po kjo lista e pagave të muajit prill ‘21 spjegon të gjithë situatën. Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët.  Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar.Tashmë nuk çuditem që ka edhe database të tjera që lidhen me gjobat, kreditë, barrët siguruese e ndoshta edhe kadastra.

Por këto të dhëna i kanë mbajtur patronazhistët për të shantazhuar, blerë ose demotivuarvotuesit.
Sigal

Ja ku doli koka e muhabetit!

Dhe sigurisht që për këto gjëra akuzohet opozita… hahahahahahahahaha.

Ku ma gjen të ishte opozita kaq e organizuar…

Dukshëm sherret e brendshme në PS që cuan në denoncimin e listës së patronazhistëve, por bëjnë “transparencën” e plotë të kësaj skeme.

Eshtë e NJËJTA DORË!

Është projekt i pastër politik me qëllim intimidimin politik dhe elektoral të shqiptarëve!

Faktet flasin qartë!

Vështirë të gjendet e vërteta tashmë, sepse vjedhja e të dhënave ka kohë që ka ndodhur. Por përgjegjësit që kanë për detyrë të ruajnë këto të dhëna, duhet të jenë pas hekurave!

Të paktën të mos vidhen të dhënat e përditësuara…

Nuk e di çmendon zonja Yuri-ste!!