Publicisti Kim Mehmeti: Vuçiç kriminel, Piktori ndihet i nderuar kur ulet me të. Droga dhe oligarkia politike rreziku i Shqipërisë

360
Sigal

Kim Mehmeti: Kreu i shtetit shqiptar po mundohet të mbrojë shtetin nga pushteti

Vuçiç kriminel, Piktori juaj ndihet i nderuar kur ulet me të

 Nëse e vëreni, piktori juaj ka një fjalim për perëndimorët, një fjalim për shqiptarët, një fjalim për serbët. Keni vënë re, ndihet i lumtur kur takohet me Vuçiçin, të cilin serbët, e kanë shpallur kriminel lufte dhe kërkojnë që të dënohet njësoj si Shesheli, pse? Sepse mbrojnë qëndrimin se nuk është kriminel vetëm ai që përdor armë, por edhe ai që nxit vrasësit. Ai Vuçiçi deri dje ka përkrahur gjithë vrasësit, mirëpo piktori tonë ndihet i nderuar kur ulet me të. Personalitet serbë kërkojnë që ai të shkojë në Hagë. Vuçiç kërkonte që për një serb, të vriten 100 myslimanë boshnjakë, sepse Vuçiçi i thoshte kroatëve nëse çliroheni nga Kroacia, ju do të jetoni në Serbinë e madhe. Vlera e vetme e tij, pse është i përdorshëm për perëndimin është kjo e kaluar e kriminelit. Ai që do ta pajtojë të vetën e tij kriminale me të sotmen e tij politike, ai le të pajtohet edhe me shqiptaret, sepse ai të gjitha pajtimet i bën në emër të shpëtimit të kriminelit të dikurshëm. Çka mëse shumti e ndihmoi piktori. Sepse piktori e solli atë në rrafshin që është paqndërtuesi na Ballkan. Unë logjikisht shtroj një pyetje të tillë: Çfarë e çon piktorin tonë që këtë ta pranojë? Ka diçka ku edhe ai është i kapur keq dhe duhet të luajë siç i thuhet ose siç e mendon.

 

Kim Mehmeti: Shqipëria ka ndërtuar institucione që nuk janë në shërbim të qytetarit, por të pushtetit

Shqipëria ka ndërtuar institucione që nuk janë në shërbim të shtetit dhe qytetarit, por janë në shërbim të pushtetit. Dmth në Shqipëri, ju keni pushtet, por nuk keni shtet. Por në Shqipëri mungon edhe diçka që është më e keqe se kjo. Nuk e keni guximin qytetar. Ju në Shqipëri, keni pushtetin, keni Presidentin, por nuk e keni sektorin civil, qytetar që mbron. Ju nuk keni protestën, në Shqipëri nuk protestohet për asgjë. Aty ku revolta, ku dhimbja, ku trishtimi shndërrohet në heshtje, në lotderdhje aty mos kërkoni fat. Nuk mund të ketë aty shtet të fort, aty mund të ketë vetëm pushtetarë të fortë. Shqipëria ka pushtetarë të fortë, por ka shtet të dobët, Shqipëria ka parti të pasura e të forta, por ka edhe popull të varfër dhe popull që nuk e përfill askush zërin e atij populli.  Presidenti ndihet si një kryefamiljar, i cili vëren që i shkatërrohet shtëpia dhe ai ndihet dhe i pafuqishëm se çfarë duhet të bëjë në këto rrethana. Psh mua kurrë nuk më ka shkuar në mendje kjo që presidenti…jo që nuk mund ta bëjë atë, por që do të ketë nevojë të bëjë diçka që ta mbrojë shtetin. Nga kush ta mbrojë? Ta mbrojë nga ata që janë në pushtet, që janë të parët që duhet ta mbrojnë shtetin, jo të fundit dhe kur vjen një shtet deri aty që ta mbrojë veten nga pushteti, ai shtet ka hall më të madh se koronavirusi.

 

 

Kim Mehmeti: Koronavirusi? Droga dhe plehrat politikë, rreziku më i madh për Shqipërinë

 

Njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje. Mirëpo ne shqiptarët, në çdo lagje shqiptare kemi nga 10 narkomanë, që është një epidemi shumë më e madhe se kjo, por ne nuk shqetësohemi. Për koronavirusin të gjithëve na ka kapur paniku. Kur erdha në Tiranë, u përballa me një situatë qesharake, të gjithë me ato maskat në fytyrë që nuk mbrojnë asgjë. Dua të them që njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje, mirëpo ka një sëmundje që nuk iket, ajo është pleqëria. Sëmundja më e madhe e njeriut është jeta që harxhohet, por atë askush nuk e bën të madhe. I ka kapur paniku për koronavirusin, ndoshta ngaqë është sëmundje e re”, tha Mehmeti. Sipas tij ka një ilaç, ajo është vetëdija njerëzore. Virusi më i tmerrshëm, tha Kim Mehmeti, është që Shqipëria është mbuluar me plehra politikë. “Ka një ilaç, që është vetëdija njerëzore. Nëse njeriu është i vetëdijshëm ai duhet ta kuptojë që mbi të gjitha ka një virus në këtë botë, që e shkatërron këtë botë, por që nuk shqetësohemi. Është virusi që ne e ndotim, e helmojmë shtëpinë e vetme që na ka dhënë zoti, natyrën. Dilni jashtë nëpër Shqipëri dhe do shikoni që virusi më i tmerrshëm është që Shqipëria është mbuluar me plehra, lerë që është mbuluar dhe me plehra politikë, është mbuluar me çdo gjë, por kjo ne nuk na shqetëson, që ne e shkatërruam shtëpinë e përbashkët, natyrën. Unë nuk dua të them që kjo të neglizhohet, por jo të bëhet edhe kaq e madhe.