Harvey Weinstein shpallet fajtor për abuzim seksual, akuzat ndaj tij frymëzuan lëvizjen “Me too”

308
Sigal

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, është shapallur fajtor për dy akuza, atë të përdhunimit (në shkallën e tretë) dhe për abuzim seksual.

Producent i famshëm 67 vjeçar, u akuzua nga mbi 80 gra, kryesisht aktore të famshme hollivudi, se kishte përdorur influencën dhe famën e tij, për të abuzuar me to seksualisht.

Akuzat ndaj Weinstein nisën fushatën feministe globale, #metoo, ku gratë fillua të denonconin publikisht dhunuesit e tyre, kryesishst njerëz të pushtetshëm, që fama dhe paratë i kishin mbrojtur nga denoncimet dhe dënimet për krimet e tyre.

Producenti Weinstein mund të dënohet deri në 25 vite burg, ndërkohë që ai do të përballet edhe me dy akuza të tjera për përdhunim, në një gjykatë në Los Angeles.