Agron Duka dhe Nard Ndoka; Koha që shqiptarët t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit të Edi Ramës

398
Sigal

Forumi në “Telegraf”: Agron Duka dhe Nard Ndoka: Opozita e Bashkuar i bashkohet thirrjes së Presidentit të Republikës për protestën e 2 marsit

Është koha që mazhoranca e qytetarëve, t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit

Jakup B. GJOÇA

Edhe aleatët e Opozitës së Bashkuar i bashkohen thirrjes së Presidentit për të protestuar në 2 mars 2020 për të mbrojtur Kushtetutën. Gazeta “Telegraf” u drejtoi pyetje kryetarëve Agron Duka kryetari i PAA dhe Nard Ndoka, kryetari I PDK, dy aleatë të Opozitës së Bashkuar, se a do ta përkrahin 2 marsin e protestës. Zoti Duka shprehet se është koha që tashmë të flaës maxhoranca e qytetarëve, dhe 2 marsi është datë i shqiptarëve që kërkojnë shtet të së Drejtës. Ndërsa Nard Ndoka, kryetari I PDK-së shprehet se në 2 mars do të protestojnë shqiptarët që duan Atdheun, sovranitetin dhe Kushtetutën.

Agron Duka: 2 marsi është një datë  e gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së Drejtës

– Zoti Duka, a e përkrahni 2 marsin?

– Përballë sulmit të paprecedent të mazhorancës ndaj institucioneve, mendoj se është koha që mazhoranca e qytetarëve, t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit. Dy marsi është një datë që nuk i përket Presidentit, por gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së drejtës, jo një shtet monist, prandaj do të jem aty me bashkëqytetarët e mi. Nuk mund të tolerojmë kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë pushteti tjetër; madje, iu bëj thirrje qytetarëve, që në dy mars të vijnë dhe  të marrin mbrapsh  pushtetin që iu kanë zhvatur një grusht i vogël njerëzish.

Nard Ndoka:  2 Marsi një reflektim për të gjithë qytetarët që duan vendin, sovranitetin e Kushtetutën

-Zoti Ndoka, a e përkrahni 2 marsin?

2 marsi një reflektim për të gjithë qytetarët që duan vendin, sovranitetin e Kushtetutën. Dhunimi i institucioneve, nëpërmjet Grushtit të shtetit një rrezik real, për reformën në drejtësi, për zgjedhjet, për integrimin dhe për të ardhmen tonë. Papërgjegjshmëria e Rilindjes dhe kryeministrit Rama, po i kushton rëndë procesit të integrimit, po minohet klima për biznesin, për investitorët e huaj e vendës. Kur pritej një ndryshim kursi nga Rama e mazhoranca drejt konsensusit për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakoheshme, vendi zhytet në një krizë tjetër, krizë edhe me Institucionin e Presidentit të Republikës. Kjo situatë tashmë kërkon vetëm një zgjidhje të shpejtë, largimin e Ramës, si shkaktari kryesor i kësaj kasaphaneje institucionale dhe zgjedhje të parakohëshme shumë shpejt.