Ish Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Shembja e Teatrit nis numërimin mbrapsht për qeverisjen e Ramës

339
Sigal

Në një komunikim me Euronews Albania, ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka folur për atë çka po ndodh sot me Teatrin Kombëtar.

Për të kjo protestë ka të bëjë me dinjitetin e çdo shqiptari, ka të bëjë me kulturën, me historinë dhe se ajo që po ndodh është shumë herë më e thellë se çdo vendim tjetër politik që mund të jetë marrë në këtë vend.

Keni kaluar shumë aksione politike, shumë përplasje, por jo duket shumë shpirtërore?

Patjetër që po sepse ka të bëjë me dinjitetin e shqiptarëve, ka të bëjë me kulturën, me historinë, mendoj se është më e thellë se çdo aksion politik që mund të jetë marrë në këtë vend, unë sot pashë shumë qytetar që janë shumë të trishtuar dhe besoj që bashkë me ta janë trishtuar edhe të tjerë të cilët po i shikojnë ata nga televizioni këto pamje të tmerrshme jo thjesht të një godine, por të një qëndrese historike të atyre aktorëve që kanë luajtur ndër vite dhe që sot nuk jetojnë më, besoj që dhe në kujtim të tyre kjo është e rëndë.

Sot këtu janë bashkuar shumë qytetarë e kanë thyer rregullin e pandemisë sepse pandemia e diktaturës qenka shumë më e rëndë se sa vetë pandemia e Covidit. Unë e kuptoj që sot kemi instalimet e para të diktaturës, por të jeni të bindur dhe këtë e them më bindje të plotë nuk do të zgjasë shumë, nga këtu ka nisur rrugëtimi i fundit i të gjithë atyre që mendojnë se kanë në dorë jetën e qytetarëve shqiptarë.

-Znj Gjosha çfarë po ndodh me znj Caka që u ndalua pak më parë, pamë një tensionim të situatës?

Ajo sapo është liruar tashmë, por më lejoni një fakt që është për të ardhur keq, ajo është rrahur në mënyrën më barabare nga një police, do doja t’ja dija shumë emrin, është rrahur edhe brenda dyerve të komisariatit, ndaj edhe këto janë ngjarje që nuk do të kalojnë lehtë në memorien e askujt prej nesh, është e paprecedentë marrja e gazetarëve brenda, e qytetarëve të thjeshtë, e aktorëve, qëndresa e atyre prej muajve nuk do të duhej të përfundonte kështu në asnjë lloj mënyre, por përsëri prej këtu ka nisur edhe numërimi mbrapsht për atë që mendon se do të jetë përjetësisht në atë karrige.

-A keni patur ndonëse është pak shpejt komunikime me faktorin ndërkombëtar që është në Shqipëri, që janë gjithmonë të gatshëm për të reaguar në raste të tilla në mënyrë të menjëhershme, por deri tani nuk parë ndonjë reagim?

Nuk kam patur komunikim deri në këto momente, por do të doja të dëgjoja dhe zërin e tyre ashtu sikurse ata flasin për çdo vendim tjetër në politikë, mendoj që të paktën ata ndërkombëtarë që kanë qenë aktiv në vendimmarrjen për tetarin deri në këto momente do të duhet të thonë patjetër edhe fjalën e tyre.

-Pritet një vendim për aksionin e mëtejshëm politik, sa e vështirëson dhe situata e pandemisë një aksion politik të opozitës?

Mendoj që dinjiteti njerëzor është mbi çdo pandemi dhe mendoj që këtu sot do të merren vendimmarrje të rëndësishme.