Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e ngecur në Europë?

286
Sigal

Nga Genc Pollo

Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.
Çdo shtet po tenton t’i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar Austrian Airlines që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik.
A nuk mundet qeveria shqiptare të angazhojë Air Albania-n për fluturime të tilla nga aeroportet ku kemi qindra shqiptarë që presin? E ka më të kollajtë
pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit).
A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?