Hajro Çini: SHBA dhe lobingjet antiamerikane

317
Sigal

Si dashamirës i USA dhe natyrisht antirus, gjithnjë kam parë USA si të vetmen shpresë, veç Zotit. Kam 30 vjet që e ndjek nga afër, por vetëm kohët e fundit e kam kuptuar se USA ka një politikë të jashtme shumë komplekse, shumë konfuze, aspak koherente dhe shpesh kundërproduktive, sepse në të ndikojnë faktorë me kahje të ndryshme, dhe shpesh as që duan t’ja dinë për interesat e mirëfillta të USA. Faktorët kryesorë që luajnë rol janë Lobi i Armatimit, Zionizmi, Soros, Këneta e Korrupsionit, Presidenti si dhe Senati. Presidenti është i vetmi që ka në si busull interesin e USA, sepse ai ka përgjegjësi direkte, dhe Senati deri diku. Të gjithë të tjerët kanë agjendat e tyre, shpesh në dëm të USA.