PD: Propozimi ynë për vetingun është oferta e kompromisit

408
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha sot se në propozimin e fundit të bërë nga opozita për vetingun, partitë politike nuk kanë asnjë rol. “Propozimi ynë është qëndrim parimor i yni që në veting, në përzgjedhjen e komisionerëve që do bëjnë vetingum, partitë politike nuk do të kenë asnjë rol, as për kandidaturat as për filtrimin.
Në këtë proces partitë, në pozitë e opozitë nuk duhet të kenë rol dhe propozimi i PD thotë. Vota sekrete garanton depolitizimin e të gjithë emrave që do të kandidohen e do të zgjidhen. Propozimi ynë, përmes votës sekrete në përzgjedhjen e kandidatëve, garanton pamundësinë e etiketimit politikisht asnjë prej 12 kandidaturave që do dalin për komisionin e vetingut. Parlamenti do përzgjedhë mes kandidaturave profesionale dhe kjo s’do të thotë politizim.
PD në propozim e fundit ka lëvizur nga propozimi i bërë nga Obdat e Euralius i vendeve të rezervuara. Ky propozim i ri është lëvizje nga vendet e rezervuara, por që garanton zbatimin e paragrafit 88 duke garantuar çdo gjë që thotë Venecia, kjo është oferta jonë e kompromisit. PS vijon të propozojë votën e vet të transferueshme që i jep më shumë peshë mazhorancës sesa opozitës”, u shpreh Bylykbashi.
Sigal