Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca?

518
Sigal

Përtej toneve kordiale të komunikimit diplomatik, kundërpërgjigjja që Ilir Meta i bëri ambasadorit të BE pas thirrjes së tij për nisjen urgjent të dialogut ka një prapamendim të qartë. Më parë zoti Soreca pati deklaruar se: “Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Por nëntekti i qartë i presidenti është se kjo thirje po bëhet pas pilafit. Me një sërë pyetjesh gati retorike Meta kërkon se përse Soreka nuk e lëshoi kërkesën për dialig para 30 qershorit? Pse ai nuk e mbështeti nismën e kreut të shtetit? Pse ai nuk u ndie as kur parlamentarë të rëndësishëm gjermanë u veëofruan për të negociau dialogun?

Pas këtyre pyetjeve qëndron mendimi se ambasadorët e Tiranës e mbështetën Ramën drejt çmendurisë së tij për zgjedhje moniste, të cilat u vërtetuan edhe nga rezultati ku me gjithë manipulimet, shtimin e fletëve, morrakordimin e shifrave, votuan vetëm socialistët.

Por loja e ndyrë diplomatike nuk përfundon këtu.

Ambasadori Soreca u kujtua tani për dialog, kur Rama ka edhe gjithë parlamentin akaparoi edhe të gjitha bashkitë. Deri sa Rama nuk kishte mbërritur deri këtu qëndrimi diplomatik ishte: “këtë herë nuk ndërhyjmë në krizën Shqipëtare”. Vetëm pasi Rilindaj i mori të gjitha Soreca u kujtua të thërrasë dialog urgjent i cili e ul në tavolinë kryeministrin nga pozitat e forcës. Pikërisht këtë hipokrizi donte të vinte në dukje Meta me pyetjet e tij diplomatike.

Lapsi.al