PS zyrtarizon Jaçen në Përmet Jep dorëheqjen deputeti Kosta

507
TIRANE – Kryetari aktual i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe është kandidati zyrtar i Partisë Socialiste edhe për këto zgjedhje lokale. Rikandidimi i Jaçajt për të synuar fitoren e kësaj bashkie më 21 Qershor, ka hasur në pakënaqësinë e deputetit socialist të Përmetit Vladimir Kosta, i cili ka vendosur të largohet nga Partia Socialiste.
Ora 12:30 Kosta largohet nga PS: Jaçaj abuzoi me fondet, kunder rikandidimit
Deputeti socialist i Përmetit në Kuvendin e Shqipërisë, vendos të largohet nga Partia Socialiste. Deputeti Vladimir Kosta tha për A1 Report se vendimi i tij ka të bëjë me pakënaqësitë ndaj kandidatit të GIlberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit dhe për këtë arsye i ka paraqitur dorëheqjen kryesocialistit Edi Rama. 
Kosta thotë se është kundër kësaj kandidature pasi Jaçe ka abuzuar me fondet dhe këtë fakt sipas tij ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Rama.
Largimi i deputetit Vladimir Kosta nga Partia Socialiste është pakënaqësia e parë që shfaqet publikisht brenda së majtës në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e 21 Qershorit. 
Ora 11:00 Zyrtarizohen kandidatët e Përmetit, Tepelenës e Memaliajt
Ishte ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili zyrtarizoi rikandidimin e Gilberto Jacajt për në zgjedhjet e 21 Qershorit. Ahmetaj zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Përmetit. 
Në Tepelenë zyrtarizohet Tërmet Peçi
Po ashtu, ne nje takim me strukturat e PS-se në Tepelenë, Ahmetaj zyrtarizoi Tërmet Peçin si kandidat te kesaj Bashkie ne zgjedhje.
Edhe kjo kandidaturë ka hasur pakënaqësi, ku kryetari i komunës Qendër Tepelenë Redi Rama, tha se Peçi nuk do të mund të garantonte fitoren e socialistëve në zgjedhje.
Redi Rama: Kjo është kandidaturë humbëse, PS do të humbasë zgjedhjet, gjithë socialistët nuk do ta votojnë, zotohem që të gjithë socialistët nuk do të votojnë një kandidaturë të servirur që nuk gëzon mbështetje të socialistëve dhe të vetë popullit
Pas kësaj deklarate, kryekomunari ka lënë mbledhjen duke iu bashkuar edhe mbështetësit e tij.
Në Memaliaj PS zyrtarizon Durim Roshin
Edhe kjo kandidaturë ka hasur në pakënaqësinë e kreut të Komunës Qendër Memaliaj, Mynyr Memushaj.
“Kjo kandidaturë është prodhuar në periudhën 2003-2007 kur Durim Roshi ishte kryetar i bashkisë Memaliaj. Nuk ka treguar performancë në detyrë. PS do të humbase thellë”, u shpreh Memushaj në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt me strukturat e PS.
Mynyr Memushaj kërkoi që në Memaliaj të kandidohej Lulzim Meçi, i cili është aktualisht edhe kryetar i Bashkisë.
Gazetari Bledi Mane ftesë kandidatëve në debat publik
Ndërsa Partia Socialiste ende nuk kishte zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Përmetit, një nga bastionet e së majtës shqiptare, gazetari Bledi Mane, një emër gjithashtu i përfolur për këtë bashki, i kishte ftesë të gjithë kandidatëve të mundshëm, për një debat publik në qendër të Përmetit para qytetarëve. 
Sigal