PS-ja humbet 7 mandate/ Të rinumërohet çdo votë e pavleshme

321
Sigal

Të shumta janë denoncimet me video, ku numëruesit kanë tjetërsuar votat, qoftë duke i bërë të pavlefshme, me shënime mbi fletët e votimit, qoftë edhe duke i numëruar për subjekte të tjera.  Nuk është rastësi, që mbi 83 mijë vota u vlerësuan të pavlefshme. Opozita urgjentisht duhet të bëjë kërkesë me shkrim në KQZ për rinumërimin e votave dhe rivlerësimin e fletëvotimeve të nxjerra të pavlefshme, brenda 5 ditëve nga data kur KQZ ka shpallur zyrtarisht rezultatin zgjedhor, por edhe rishikimin e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat, për të parë se kush ka votuar. Opozita, PD dhe LSI nuk duhet të bien në kurthin e ndonjë ambasadori të huaj në Tiranë, që kërkon që partitë të njohin rezultatin zgjedhor. Nëse bëhen rinumërimi  i votave, rivlerësimi i fletëvotimeve të nxjerra si të pavlefshme, është e garantuar, që  PS do të humbasë 7 e ndoshta edhe më shumë mandate, duke parë se LSI  dhe PD në disa qarqe kanë humbur mandatin për disa dhjetëra vota, ndërsa votat e pavlefshme janë në qarqe mbi 7 mijë, ndërsa në Tiranë afërsisht 20 mijë.