PS cakton datën e Asamblesë së Përgjithshme

150
Sigal

Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet pasditen e 2 qershorit, në orën 18:00 tek Liqeni Artificial.

Sipas mediave vendimi është marrë sot, teksa bëhet me dije se 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar më herët se një arsye pse është vendosur këtë datë është numri i viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.