PS, Bushati:Basha premtoi shumë për Tiranën, por nuk bëri asgjë

486
Ervin Bushati, Deputeti i Partisë Socialiste, deklaroi sot për mediat se kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dha shumë premtime.
“Basha premtoi se Tirana do ishte qyteti më i pastër”, tha Bushati duke shtuar se, Basha nuk bëri asgjë për kanalizimin e ujërave të zeza për Tiranën”.
“Premtoi se Tirana do të ishte ndër qytetet më të pastra në Europë dhe ujërat e zeza do të përpunoheshin e nuk do të derdheshin në ujin e Lanës. Në katër vjet nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, as projekt, as projekt ide dhe as studime dhe jo të mendosh për investime. Jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e lumit të Tiranës, po ka lënë dhe Lanën të katandiset në ambient të pisët publik, që bën me turp jo vetëm qytetarët e Tiranës, por çdo shqiptar në sytë e Europës. Qytetarët nuk presin më zgjidhje nga Lulzim Basha dhe tani e kanë të qartë që ai nuk mund të japë as zgjidhje, as ide e as vizion”, deklaroi Bushati.
Ai shtoi se zgjidhja e këtyre problemeve do të vijë pas 21 qershorit, kur “Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur”. 
Sigal