”Protestë e famshme në SHBA”, Rama bëhet qesharak. Mësoni ku është shkrepur fotoja

546
Sigal

Edi Rama po përpiqet në çdo mënyrë të ulë në tryezë dialogu, studentët e vendosur në kërkesat e tyre. Por duket se mënyrat e Kryeministrit, po kërkojnë të manipulojnë edhe opinionin publik, për të dhënë idenë se “oferta” e Ramës, përveçse logjike është praktikë edhe botërore.

Kështu edhe mëngjesin e djeshëm, Kryeministri Rama u përpoq të bindte përmes një postimi në instagram, se edhe vendet e rëndësishme e gjejnë zgjidhjen përmes dialogut.

Duke postuar një foto të studentëve që kërkojnë dialog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri shkruan: “Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”.

Në fakt, duke dashur të luajë me inteligjencën e shqiptarëve, teksa e quan të famshme protestën më sipër, Rama në fakt ka luajtur me vetveten. Ndoshta Kryeministri apo ata që ja kanë sugjeruar foton, nuk e kishin menduar që një kërkim fare i thjeshtë në internet do ta nxirrte zbuluar dhe foton më sipër, qe rezulton nje fluske sapuni.

Protesta në fjalë nuk është aspak e famshme në fakt. Fotoja është realizuar në vitin 2010 nga protesta e një grupi studentësh të kolegjit  Shimer, të cilët protestonin ndaj presidentit të shkollës, që kërkonte ta kthentë atë në “Kolegjin e Shteteve të Bashkuara”.

Më tej akoma,  një kërkim pak më i detajuar për këtë kolegj, na tregon se ai ishte rankuar i fundit dhe eshte konsideruar kolegji me i keq në SHBA. Gjithashtu  ishte konsideruar kolegji më i çuditshëm në vend, edhe për faktin që ishte i vendosur në vetëm një kat të një kampusi në pjesën jugore të Çikagos. Kolegji numëron një numër prej 80 studentësh, ndërsa në vitin 2014, kishte një staf akademik prej 12 personash.