Dhunohet militanti i LSI në Fushë-Krujë, Meta i shkon në spital: Do ta marrin përgjigjen!

637
Incidentet për LSI në këtë fushatë elektorale duket se pas shtohen. Pas dhunës ndaj kryetares së LSI dhe asaj të LRI në Pukë, një tjetër incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Një eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim është goditur me levë në kokë.
I plagosuri Blerim Çela, është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore. Disa minuta më pas, atë e ka vizutuar ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari i kësaj partie Luan Rama.
“Me qetësi do ta marrin përgjigjen”, ka thënë Meta.
Ndërsa Nora Malaj ka shpjeguar edhe se si ka ndodhur ngjarja në zyrat elektorale të LSI në Fushë-Krujë
 BISEDA E METES ME TE PLAGOSURIN NE SPITAL
Sigal

Meta: Ku ta zunë pritën ata rilindasit?
Nora Malaj: Te zyrat tona, do mblidhnim shtabin, ishte gjysmë ore para Blerimi po priste aty poshtë, Hyri një djalë i armatosur, mori levën i gjuajti me levë, pastaj kur u cuan këta të gjithë ai drejtoi armën…
Meta: Me armë, policia e shtetit e Shqipërisë që duam, Shqipëria e krimit.
Nora Malaj: Nga andej pastaj i hipi makinës dhe pastaj e sollëm në urgjencë këtu.
I thashë çfarë kërkon, nuk të njoh më tha.
Meta: Normale kjo do ndodhi sa të kemi Hakiun e drogës atje. Me qetësi do ta marrin përgjigjen.