Protesta, Vasili: Edi Rama ka ikur, e ka mbaruar punën e tij

461
Sigal

Prononcimi nga Protesta i Nenkryetarit te LSI-se, Petrit Vasili

Petrit Vasili
Kam një mesazh shumë të thjeshtë se nuk e di se në ç’vrimë është futur, por kudo që të jetë i shikon se ç’ka ndodhur, ka ikur, ka mbaruar punën e tij. E vetmja gjë që po bën është që po bëhet qesharak, po zvarritet në mënyrë të turpshme dhe po rëndon shumë e më shumë fundin e tij. Të largohet sa më parë për veten e tij, jo për shqiptarët. Shqiptarët e kanë marrë vendimin.
A keni një mesazh për ata qytetarë që nuk janë sot në këtë protestë?
Unë u jam mirënjohës edhe solidaritetit të tyre që nuk kanë mundur të vijnë. Tanimë sheshet e Shqipërisë janë të vogla për këtë popull që del e proteston. Ka edhe mijëra njerëz të tjerë që janë po kaq të zemëruar, egërsuar me qeverinë pavarësisht mospranisë së tyre sonte këtu. Ne jemi këtu edhe për ata.