Ramën e ‘fluturuan’ nga avioni/ ‘Spiropalizohet’ sërish Spiropali: Gjermanët se dinin me kë kishin të bënin

151
Sigal

Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali ka reaguar për skandalin me kryeministrin të cilin e ‘fluturuan’ nga avioni i Lufthansës nga Gjermania për në SHBA, pasi nuk kishte maskë anti-Covid.

E ftuar në një emision’, Spiropali është servilosur sërish pas kryeministrit, pasi tha se lajmi është i vjetër dhe bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

Spiropali: E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.

Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. 

Kujtojmë se Rama është duke krijuar kultin e individit, pasi janë një sërë ministrash dhe figurash brenda PS-së të cilët garojnë mes tyre se kush i serviloset më shumë.