Protesta e sotme, blindohet Kryeministria me veshje metalike (VIDEO)

353
Sigal

Sot në orën 16:30, Tirana pritet që të tejmbushet me qytetarë të irrituar nga qeveria ”Rama 2”.

Punonjësit e Kryeministrisë kanë nisur të forcojnë me veshje metalike dyert e këtij institucioni.

Protesta e sotme e Aleancës për Teatrin do të ketë dhe mbështetjen e opozitës, liderët e së cilës, gjatë ditës së djeshme kanë bërë thirrje për mosnjohjen e shtetit të Edi Ramës dhe iu kanë kërkuar qytetarëve të mos paguajnë më taksat dhe faturat.