Protesta e shqiptarëve/ Lulzim Basha: Një ditë e natë si kjo do të mbahet mend në historinë tonë

457
Sigal

Në nisje të fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha falënderoi dhjetëra mijëra qytetarët nga i gjithë vendi që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas liderit të opozitës, bashkimi i sotëm është bashkimi më i madh i shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

“Mirëmbrëma evropiane që e keni mbushur si asnjëherë këtë shesh. Rama ik!

E shoh këtë shesh si kurrë më parë, nga Nënë Tereza te Skënderbeu, plot, Zoti ju bekoftë. Mirë se keni ardh. Rama ik!

Një ditë e natë si kjo do të mbahet mend në historinë tonë. Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë këtë vit kundra padrejtësisë, krimit dhe drogës, shkatërrimit të vlerave. Shpeshherë na kanë përbuzur, propaganda e aparatit kriminal ka mundur ta shuajë zërin e vërtetës, por sot jo më. Rama ik!

Rama ik del nga kraharori i çdo shqiptari si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së mafias dhe drogës, ai ka një emër që trafikantët e quajnë Bablok, ai është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Basha.