Protesta e PD – Muzikë dhe valle, qytetarët kaluan natën e parë në çadër

437
Një natë të qetë dhe pa probleme kanë kaluar protesutesit e vendosur në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Vetë kryetari i PD, Lulzim Basha është kujdesur për ta, ndërsa ka mbajtur kontakt edhe me kordonin e policisë të vendosur aty pranë. Ndërsa për Ora News deputeti Aldo Bumçi ka paralajmëruar trazira nëse kryeministri Rama nuk reagon pas kësaj proteste.

Protestuesit e vendosur në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike, kanë kaluar natën e parë para Kryeministrië. Atmosfera në çadër është shfaqur e larmishme.

Vetë kryetari i PD, Lulzim Basha u kujdes që nata e parë të kalonte pa probleme. Ai është takuar edhe me punonjësit e policisë të vendosur në kordon, ndërsa ka bashkëbisduar me protestuesit duke u bërë pjesë edhe e aktiviteteve të organizuara prej tyre si në lojërat e shahut.

Deputeteti demokrat Aldo Bumçi në orët e natës ka paralajmuar trazira nëse nuk ka reagim nga kreyeministri Rama.

Bumçi: Ka një mundësi të japë dorëheqjen, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shqiptarët nuk i kanë borxh asgjë këtij kryeministri. Ky nuk do qëndrojë dot këtu. Gjithë ky popull nuk mund të qëndrojë sot duarkryq kur ky po i varfëron.

Edhe deputetë të tjerë kanë ndarë opinionet e tyre për natën e parë të protestës.

Bogdani: Këtu nuk protestohet për të ikur kjo qeveri dhe të vijë PD në qeveri, jo protesta u bë që qeveria ti kthehet qytetarëvre sepse ka disa kohë që i ka braktisur.

Duma: Kjo është një rezistencë që me 1000-2000-3000 veta nuk është aspak e mundshme për të qëne indiferente ndaj saj. Skenaret me sikur nuk janë skenare për politikën, politika i mat të gjitha, prodhon të gjitha aksionet politike që bëjnë ngjarjet të ndodhin. Nuk i lëmë situatat në teorinë e opinionistëve apo analistëve skeptike. Afati i kësaj proteste është pa limit.

Paloka: Shumica jonë, shumica juaj, shumica e shqiptarëve po provojnë papunësinjë, varfërinë mjerimin dhe ai e di që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë varri i tij, janë vdekja e tij. Prandaj nuk do ti lejojë shqiptarët të votojnë dhe në prandaj jemi këtu. Për këtë jemi në këtu. Edhe njëherë ju falenderoj dhe ju siguroj se nësër, jo vetëm këtu por në të gjithë Shqipërinë do të fillojë lëvizja jonë. Do të detyrohet të përballet me ne dhe shqiptarët në cdo moment që do gucojë të na dalë përballë, por të jeni të sigurt që do fshihet dhe ne do ta nxjerrim nga vrimë dhe pasi ta nxjerrim do ti tregojmë vendin.

Salianji: Ju e patë sot që kishte mijëra qytetarë në shesh dhe vetëm menaxhimi i mirë i PD bëri që revolta e qytetarëve tja bënte jetën kryeministrit më të lehtë.
Sigal