Ministri i Jashtëm serb: Rama nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin

253
Sigal

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Nuk ishte Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme,” tha Daçiç në një deklaratë me shkrim.

Ministri theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 përqind të popullsisë malazeze, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, “prona e të cilëve dhe vendet e shenjta ishin shënjestra e sulmeve nga autoritetet malazeze,” sipas tij.

Daçiç gjithashtu tha se është “e turpshme” që Gjukanoviç “po akuzon Serbinë dhe Aleksandar Vuçiç” për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi ndërsa ai “ka ndërhyrë në mënyrën më të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës”