Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 5 persona

262
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, në aksin rrugor Gostimë-Cërrik.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se kanë mbetur 5 persona të plagosur.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.