Protesta e 11 shkurtit/ Berisha: Kemi përballë një njeri që kërkon të shkatërrojë opozitën!

101
Sigal

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim me kryetarë, sekretarë dhe grupet e punës së degëve të Tiranës.

Në fokus të këtij takimi ishte protesta e 11 shkurtit që pritet të mbahet para Kryeministrisë.

“Dua të ritheksoj se ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, opozitës dhe demokracisë. Kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë moral në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale”, u shpreh Berisha.