“Prokuroria të hetojë qeverinë si organizatë kriminale”

496
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër thyerjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit të Rinasit nga ku u grabiten një shumë e madhe parash. Me anë të një shënimi në facebook, Berisha shkruan se qeveria e hajdutëve të shtetit lau, shpejt e shpejt, duart në kundërshtim me çdo ligj sigurie. Sipas tij, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit të ishte diku në shkretëtirën e ndonjë vendi tjetër, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij të mos ishin për çdo vend të botës objekt të rëndësisë së dorës së parë për sigurinë kombëtare, po sikur të ishin ndonjë pulari apo fermë blegtorale.
Shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur. Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.
Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale. Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet. I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale! sb
Sigal