Prokuroria e Hagës ka ngritur akuza ndaj Thaçit dhe Veselit

310
Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht disa akuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe për kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.
Sigal

Bëhet fjalë për akuza të rënda si: krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ka qenë zyra e Prokurorit Special e cila ka nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar akuzat për Presidentit dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë përmes një njoftimi se më 24 prill 2020, u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veselidhe të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.”

Sipas aktakuzës, presidenti dhe kryetari i PD-së janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Viktimat janë shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Mes të tjerash, Prokurori i Specializuar akuzon Thaçin e Veselin se janë përpjekur të sabotojnë punën e DHSK-së.

“Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.”– thuhet në njoftim.