Prof. Krisatq Kume: Qeveria të mbajë referendum për legalizimin e  kanabisit mjekësor, konsultimi s’ka të njëjtën vlerë  

168
Sigal

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume deklaroi se konsultimi me qytetarët përmes Këshillimit Kombëtar nuk ka vlerën e një referendumi, që është një instrument demokracie ku populli shprehet përmes votës. Kume theksoi se për çështje të tilla me rëndësi, si kultivimi i kanabisit mjekësor, mazhoranca duhet të iniciojë një referendum të natyrës konsultuese për ta bazuar vendimmarrjen.

I barazvlefshëm me një referendum nuk ka si të jetë, sepse ka rregulla dhe procedura të reja. As qeveria s’pretendon se ka në dorë një vendimmarrje të qytetarëve. Nuk është se ajo çka u bë nga përgjigjet e dhëna nga qytetarët është vendim, jo, është shprehje e vendimeve përmes kësaj konsulte të kërkuar nga qeveria. Nuk është produkti i marr nga konsulta akt juridik, është produkt që konsultohet ai që do marrë vendime. Demokracia zhvillohet në dy shina, përfaqësuese dhe e drejtpërdrejtë. Një nga instrumentet është referendumi. Referendumi është instrumenti më i rëndësishëm për vendimmarrje direkte të qytetarëve. Demokracia kështu si ne synojmë ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë, në vendimmarrje përdor këto instrumente. Ka referendume vendimmarrëse, ashtu sikurse ka referendume konsultuese. Kjo që ka bërë mazhoranca sot nuk bën pjesë midis këtyre instrumenteve që ka demokracia, por s’do të thotë që duhet ta përjashtojmë. Konsulta nuk mund të përdoret asnjëherë si rezultati që jep një referendum. Një referendum vendimmarrës zbatohet. Ai proces konsultimi që po diskutojmë nuk ka mekanizmin e votës, që është shumë më i fuqishëm se sa mekanizmi i konsultës. Mundësia për ta verifikuar atë që kanë thënë qytetarët është e kufizuar për të mos thënë të pamundur”.

Kume këshilloi që:

Për t’i vënë themele kësaj vendimmarrje mazhoranca të ftojë qytetarët në një referendum konsultues. Do kishte në argument më të fortë për t’u përballur me kundërshtitë që mund të kenë të tjerë, kam parasysh këtu ndërkombëtarët”.