Prof. Elmaz Sherifi: Për kë bie sirena e ambasadores Kim?

Pasi filloi të funksionojë Gjykata Kushtetutese, ambasadorja Kim, po i bie “sirenës” fort çdo ditë, që kryetarët e partive politike të mos fusin në listat e deputetëve të inkriminuarët.

Për kë bie sirena?

Sigal

Mesa kuptohet, sirena bie për Edi Ramën, i cili u bë “streha” e të inkriminuarëve edhe në politikë.  Aq shumë u “trash litari”, sa me insistimin e opozitës reale, jo të “opozitës së opozitës”, që i shërben maxhorancës, u inicua ligji i dekriminalizimit dhe me presionin e faktorit ndërkombëtarë u miratua ligji i dekriminalizimit të deputetëve. Ky është turpi më i madh politik, kur maxhoranca bën ligj, të dekriminalizojë veten. Por, Rama nuk hoqi dorë nga”zanati” dhe në zgjedhjet moniste të vetëqeverisjes vendore vuri përsëri kryebashkiakë të inkriminuar! Tani është momenti i regjistrimit të kandidateëve për deputetë, prandaj ambasadorja Kim po i bie sirenës dhe po bashkëpunon edhe me institucionet e administrimit të zgjedhjeve, që të bëhen akte nënligjore, që të mos regjistrohen personat e inkriminuar që ofrohen te maxhoranca, për t’u bërë deputet. Ambasadorja Kim mendoj se duhet të dalë nga roli diplomates, dhe si “politikane”, duhet t’u thotë shqiptarëve, cilët jane personat që janë shpallur non grata nga Departmenti i Shtetit të SHBA, sepse “Rilindja”, nuk pyet se çfarë kërkohet, pasi ajo ka qenë e mbetet “streha” e të inkriminuarëve, për të mbajtur pushtetin. U deformua parlamenti, dhe u krijua “opozita parlamentare”, për të mbajtur pushtetin.

Ku janë tani deputetët listarë?

Një pjesë po kalojnë te rilindja, një pjesë krijuan parti, kur propogandonin, se përfaqësonin elektoratin e Djathtë e të Majtë, të tradhëtuar nga “braktisësit e parlamentit” ! Çpo bëhet me ministrat, deputetët dhe punonjësit e lartë të administratës të akuzuar ? I pari që del në mbrojtje të tyre publikisht është kryeministri! Pa “ushtrinë” e të inkriminuarëve, nuk fitohen zgjedhjet, prandaj u ndryshua Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës reale. Maxhoranca nuk ka ekzistuar, që kur u bënë zgjedhjet parlamentare në 2017. Shqipëria qeveriset me deputetët e “blerë” dhe me parlamentin e sajuar. Është fakt, që, nga 140 deputetë që kërkon Kushtetuta, në sallën e parlamentit janë vetëm 122. Prandaj u hoqën edhe koalicionet zgjedhore, u ndryshuan rregullat e konkurimit politik vetëm nga maxhoranca, dhe nuk respektohen, as vendimet e KQZ e po bëhet çdo ditë fushatë zgjedhore me shpërndarjen e çelsave të shtëpive, se “Rilindja” e ndjen ftohtësinë me elektoratin, pasi maxhoranca ka “cof”.  Prandaj edhe zgjedhjet vendore më 2019, u bënë pa opozitën reale, duke u rikthyer te këshillat popullore të rretheve dhe komitetet ekzekutive të tyre. Nëse maxhoranca do të ishte e fortë, si propagandon, do te ishin zhvilluar njëkohësisht, zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore më 2019. Maxhoranca ka “firuar”, prandaj çdo ditë propagandon, se sa anëtarë të LSI shkojnë te “Rilindja”! Maxhoranca ka “mërdhi”, prandaj synohet të vihen përsëri në listën e deputetëve të inkriminuarët. Këtu duhet kërkuar edhe shkaku, përse dhe ambasadorja Kim ka vënë “sirenat”!