Prof. Dr. Tritan Shehu: Shqipëria hapa pas drejt integrimit, BE negociatat do ti hapi politikisht

165
Sigal

Të urojmë një vendim politik të Brukselit për hapjen e negociatave. Integrimi europian, aspirata më e madhe e shqiptarëve, domosdoshmëri rajonale. Hapat më të mëdha drejt Europës e Perëndimit janë realizuar gjatë qeverisjeve të PD.

Fatkeqësisht mbas vitit 2013 vetëm humbje kohe e hapa prapa. Aktualisht, megjithëse jemi larg përmbushjes së kushteve, fatmirësisht ka një vullnet politik të BE për të çelur negociata.

Ky është një vendim që bazohet mbi arsye gjeopolitike për Rajonin tonë. Pikërisht për vendimin mbi këtë mënyrë impostimi flet dhe bashkëlidhja me MV.

Hapja e këtij procesi është shumë e rëndësishme për ne, qoftë në planin e brendeshëm, prezencën europiane, luftën me krimin, ashtu dhe atë Rajonal ku po infiltrojnë fort disa faktorë, që duan ta pengojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Europën.

Ne fatkeqësisht edhe ndaj këtyre fenomeneve jemi orientuar gabim edhe me politikën tonë të jashteme.

Ne duhet të kuptojmë se me disa partnere jo të gjitha interesat tona mund të përputhen tërësisht me të tyret.

Ne duhet të dimë të mbrojmë inteteat tona madhore. Integrimi është parësorja.

Për ne nuk ka të ardhme tjetër përveç asaj europiane.

Mbështetja e SHBA për këtë proces integrues europian të Rajonit është shumë e rëndësishme, qoftë në influencat mbi Brukselin, qoftë si paralajmerues ndaj faktorëve pengues në Rajon, qoftë dhe brenda vendit.

Le të shpresojmë pra këto ditë për një vendim pozitiv politik, për të filluar kështu një rrugëtim të gjatë e jo të lehtë për anëtarsimin e plotë në BE.