Rama i frikësohet përballjes, refuzon kategorikisht debatin publik me Metën dhe Bashën

288
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku ka folur për gjthçka i ka ardhur për mbarë, nga sukseset e panumërta që i ka caktuar vetes dhe Rilindjes në këto tetë vite dhe deri tek premtimet gjigande për porte dhe aeroporte që ai do t’i bëjë në të ardhmen.

Gjatë fjalimit Rama ka adresuar edhe ftesat publike të Metës dhe Bashës, për t’u përballur në debat publik.

Rama i ka refuzuar këto ftesa kategorikisht dhe nuk pranon përballjen në debat publik, por ka sugjeruar që Meta të debatojë me Kryemadhin dhe Bashën.

Me sa duket, kryeministri i frikësohet shumë një përballje të hapur me Presidentin dhe kreun e opozitës, të cilët e kanë sfiduar më shumë se një herë në debat.

“Meta thotë, hajde në debat, Luli më do në debat, Monika më do në debat. Vetëm Saliu nuk do debat, se e di që nuk është mirë.

Iliri të bëjë debatin me Monikën, kush është kryetari LSI-së. Që Iliri punon për LSI-në fshehurazi, është fakt, Monika punon haptazi, të dy janë aksionerë në atë ndërmarrje.
Ta zgjidhë me Monikën, pasi ta mundi në debat Monikën, pastaj të bëjë debatin me Lulin, kush është kryetari i opozitës.
Po e fitoi me Lulin, të shpallet kryetari i opozitës, pastaj shohim. Por kështu jo”, tha Rama.