Prof. Dr. Tritan Shehu: KQZ nis manipulimin për të dhënat e pjesmarrjes

425
Sigal

Ish-deputeti Tritan Shehu i ka bërë thirrje gazetarëve sot që të mos transmetojnë të dhënat e qendrave të votimit për një proces fals votimi, pasi pa dashje, bëhen pjesë e një farse kriminale që po godet demokracinë në Shqipëri.

Në një shënim në Fb, Shehu shkruan:Të nderuar gazetarë, mos u besoni të dhënave që ju japin KZAZ.
Janë krejt të fallcifikuara, pra mos i transmetoni ato.
Në rast të kundërt pa dashje bëni lojën e atyre që po organizojnë këtë farsë kriminale.
Të dhënat që u dhanë pak më parë për Qarkun e Gjirokastrës janë krejt të pa vërteta e shumë larg realitetit.
Janë një fabrikim i pa vlerë i makinës propagandestike «gebelsiane » të ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin.
Në fakt Qarku i Gjirokastrës, të gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje.
Detyra juaj është të pasqyroni të vërtetën e jo mashtrimet që ju serviren.